Gjakova si bombë, e hodhi në dysheme gjermanen, fiton të artën - Bota Sot
Gjakova si bombë, e hodhi në dysheme gjermanen, fiton të artën

Xhudo

E premte, 19 tetor 2018

Gjakova si bombë, e hodhi në dysheme gjermanen, fiton të artën

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2018 Në ora: 18:42
Nora Gjakova në dyluftim

Xhudistet e kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova (-57 kg) dhe Distria Krasniqi (-52 kg), bënë senzacion! Nora stoliset me medaljen e artë, ndërsa Distria Krasniqi (-52 kg) me të argjendtën në Kampionatin Evropian për seniore, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit. Dita e enjte (26 prilli) ka qenë ditë e madhe për shtetin e Kosovës, dy medalje nga gara e madhe evropiane.

Nora luftoi si luaneshë sikurse edhe Distria, duke mahnitur me mijëra shikues në palestër. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, pa dyshim se kishte një ditë të veçantë, sa ishte i emocionuar nga triumfi aq edhe krenarë me këto vasha që lartësuan shtetin e Kosovës. Në finalen e madhe Nora u ballafaqua me gjermanen Theresa Stoll. Një finale interesante deri në pikën e fundit, por Gjakova sikurse bombë e hodhi në dysheme gjermanen 40 sekonda pa përfunduar takimi.

Gjakova fiton me ippon dhe medaljen e artë! Kjo bëri që ajo të shpërthen nga gëzimi dhe ta festoi këtë triumf të jashtëzakonshëm!  Ajo para se të arrij në finale ka pasur një rrugëtim të furishëm, së pari e ka mënjanuar garuesen nga Azerbajxhani, Ichinkhorloo Munkhtsedev, pastaj britaniken Acelya Toprak dhe në çerekfinale fitoi pas vazhdimeve kundër portugezes Telma Monteiro. Nora ka shokuar rusen Annastasiia Konkina, duke e mundur para kohe në gjysmëfinale.  Trimëresha Distria Krasniqi ishte e pafat në finalen e madhe.

Ajo luftoi me mish e më shpirt, por u mund nga rusja Natalia Kuziutina. Krasniqi dhe Kuziutina treguan luftë të fortë, kësisoj fituesi u përcaktua pas vazhdimeve. Krasniqi luftoi si luaneshë, por e pafat, në vazhdime, duke humbë me ippon. Para se të arrij në finalen e madhe, Distria ishte e shkëlqyeshme në të gjitha luftërat. Ajo në rrethin e dytë mundi polaken Karolina Pienkowska, pastaj hungarezen Reka Pupp dhe në gjysmëfinale para kohe e rrëzoi turken Irem Korkmaz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test