Sa pikë fitoi Nora si kampione e Evropës dhe sa Distria si nënkampione? - Bota Sot
Sa pikë fitoi Nora si kampione e Evropës dhe sa Distria si nënkampione?

Xhudo

Sa pikë fitoi Nora si kampione e Evropës dhe sa Distria si nënkampione?

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2018 Në ora: 19:34
Driton Kuka, Distria Krasniqi e Agron Kuka

Trajneri Driton Kuka tha se është rezultat i madh dhe tregon edhe sa pikë të reja fituan në ranglistën botërore. Kuka shprehet se ka qenë përformancë e hatashme e vashave të tij, më së miri e dëshmoi xhudistja Nora Gjakova (-57 kg) kampione e re e Evropës dhe Distria Krasniqi (52 kg) nënkampione e Evropës.

“Rezultati më i madh për Norën dhe për Disin.  Nora Gjakova fitoi 700 pikë, ndërsa Distria Krasniqi 490 pikë në ranglistën botërore”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”. Për këtë sukses, Gjakova do të shpërblehet me 20 mijë nga shteti i Kosovës, ndërsa Krasniqi me 14 mijë euro.  Sipas rregullores, trajneri i sportistit që fiton medalje shpërblehet me 50 për qind të vlerës që e merr sportistit, që do të thotë se trajneri i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, do të shpërblehet me 10 mijë euro për medaljen e Norës dhe me 7 mijë për medaljen e Distrisë, pra me 17 mijë euro në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test