Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka komentuar fitoret e dy xhudistëve Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.
Veseli ka shkruar Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi e nderuan edhe një herë shtetin e tyre.
Postimi i plotë:
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi e nderuan edhe një herë shtetin e tyre, flamurin e Kosovës. Vajzat tona u shpallën kampione dhe nënkampione të Evropës, për të treguar sërish potencialin e madh në sport. Përherë krenarë me sportistët tanë dhe përherë pranë tyre.