Kosova në Panama! - Bota Sot
Kosova në Panama!

Xhudo

E enjte, 18 tetor 2018

Kosova në Panama!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2018 Në ora: 10:59
Kosova në Panama

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, bëri të ditur se xhudistja Erza Muminoviq është e përgatitur dhe presin rezultat të mirë në garën e Panamasë, që mbahet nesër.

“Ambasadore e shtetit tonë në Panama, u jam shumë mirënjohës! Ndjenjën e mbështetjes së mirëfilltë të shtetit kur ajo nevojitet, mua dhe ekipit tonë na e dhatë ju! Erza nesër do të garoj në Panama City në Panamerican Cadet Cup, garë kjo kualifikuese për Lojërat Olimpike për të rinj.
Erza Muminoviq e shoqëruar nga asistenti im Fatos Tabaku po lufton për kualifikim në Buenos Aires, pas shumë peripetive për pajisje me vizë por të asistuar nga Ambasadat e shtetit tonë në Panama dhe në Stamboll ata arritën dhe u pritën nga Ambasadorja Zana Zeqiri Rudi. Shpresojmë në sukses të Erzës!”, ka thënë Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test