Pasaportë diplomatike për Majlinda Kelmendin - Bota Sot
Pasaportë diplomatike për Majlinda Kelmendin

Xhudo

Pasaportë diplomatike për Majlinda Kelmendin

Nga: Bota sot Më: 21 maj 2018 Në ora: 11:04
Hashim Thaçi ka ndarë pasaportë diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendi

Presidenti Hashim Thaçi ka ndarë pasaportë diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendi, trajnerin Driton Kuka, si dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka.

Lajmi e ka bërë të ditur vet presidenti Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se xhudistja Kelmendi është ambasadorja më e çmuar e Kosovës.

“Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendin, për trajnerin, Driton Kuka, dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka. Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë”, ka shkruar Thaçi.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test