Xhudistet e kombëtares së Kosovës shkëlqejnë në Spanjë - Bota Sot
Xhudistet e kombëtares së Kosovës shkëlqejnë në Spanjë

Xhudo

Xhudistet e kombëtares së Kosovës shkëlqejnë në Spanjë

Nga: K. G. Më: 27 qershor 2018 Në ora: 12:50
Pamje nga garat e Distrisë

Xhudistet e kombëtares së Kosovës shkëlqejnë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, që mbahen në Spanjë. Distria Krasniqi (-52 kg) dhe Nora Gjakova (-57 kg) po dëshmojnë klasin botëror. Përzgjedhësi Driton Kuka pa dyshim se është i ngazëllyer me suksesin e madh të vashave tona. “Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë siguruar medaljet e para Kosovës nga Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018. Xhudistet tona me sukses kaluan edhe sfidat gjysmëfinale në kategoritë -52 kg dhe -57 kg.

Distria në gjysmëfinale mundi turken, Irene Korkmaz, pasi kjo e fundit u pezullua për shkak të tri vërejtjeve. Nora triumfoi maestralisht me Ippon, ndaj tunizianes, Gkohran Khelifi”, bëhet e ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test