Erza e Kosovës dridhi Sarajevën!

Xhudo

Erza e Kosovës dridhi Sarajevën!

Nga: K. Goca Më: 28 qershor 2018 Në ora: 18:09
Erza e Kosovës dridhi Sarajevën!

Xhudistja e talentuar e kombëtares së Kosovës, Erza Muminoviq, është kampione e re e Evropës për kadete. Trimëresha Erza tregoi mjeshtrit e saja dhe në finale e dërrmoi kroaten Ana Viktorija Puljiz.

Erza është kampione në kategorinë -48 kg, në kampionatin që u mbajt në kryeqytetin boshnjak, Sarajeva.  

Ajo dridhi të gjitha rivale dhe shënoi edhe suksesin më të madh në karrierën e saj. “Muminoviq Kampione Evropiane. Krejt fitoret me Ippon edhe një Kampione e lagjes teme”, shkruan Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat