Majlinda: Shpresoj që Spanja do ta njohë së shpejti Kosovën!

Xhudo

Majlinda: Shpresoj që Spanja do ta njohë së shpejti Kosovën!

Nga: K. G. Më: 29 qershor 2018 Në ora: 15:58
Majlinda: Shpresoj që Spanja do ta njohë së shpejti Kosovën!

Kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi, në një intervistë për gazetën katalunase, “L’Esportiu”, ka deklaruar, se shpreson që Spanja shumë shpejt do ta njohë shtetin e Kosovës. Ajo me delegacionin e Kosovës tash e sa ditë janë në Tarragona, ku mbahen Lojërat Mesdhetare dhe sporti i xhudos deri me tash i ka sjellë Kosovës tri medalje të arta (Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Akil Gjakova (-73). “Mund të bëj më shumë për vendin tim se sa politika, dhe jam shumë e lumtur të ndihmoj dhe të konkurroj për Flamurin tim”, thotë Kelmendi, kampione olimpike. “Nuk ka rëndësi se sa tituj fitojë në karrierën time, e arta olimpike do të jetë momenti më i mirë i jetës sime derisa të vdes”, ka thënë Majlinda.  “Shpresoj që të rikthehem brenda një muaji për të marrë pjesë në Kupën Evropiane në Gjermani dhe të shoh se a jam 100 për qind e përgatitur.

Pastaj, do të kthehem në turne të nivelit të lartë, siç është Kampionati Botëror në Baku, në fund të shtatorit. Pastaj pres që të kthehem në nivelin tim më të mirë dhe të synoj pozitat më të larta”, ka thënë Majlinda. Cili është puna juaj këtu në Tarragona? “Ndihmoj trajnerin dhe këshilloj garuesit tanë. Unë shikoj ndeshjet, shkruaj gabimet, pikat ku duhet përmirësuar, dhe pastaj vendosim së bashku me trajnerin”, tha mes të tjera ajo.  A do të thotë kjo se xhudoja po punon mirë në Kosovë? “Po, ne punojmë shumë dhe, mbi të gjitha, kemi një nga trajnerët më të mirë në botë (Driton Kuka). Është e lehtë për t’u bërë kampione në Gjermani apo Japoni, por është shumë më vështirë nga një vend i vogël si i yni. Ai është një trajner i madh, gjithashtu një psikolog, fizioterapist... kujdeset për të gjitha detajet. Kjo është arsyeja sepse, sipas mendimit tim, është trajneri më i mirë në botë”, tha Majlinda.

Si ndjehesh kur keni fituar medaljen e artë në Olimpiadën e Rios, e para për Kosovën pas pavarësisë? “Ishte një ndjenjë e veçantë. Pa marrë parasysh se sa tituj do të fitojë në karrierën time, ky do të jetë gjithmonë momenti më i mirë i jetës sime derisa të vdes. E arta olimpike, për vendin tim që për herë të parë mori pjesë në këtë ngjarje, ishte diçka e veçantë”, thotë Majlinda. Spanja nuk e njeh Kosovën? “Nuk është se jam e interesuar për çështje politike por në fund ju e kuptoni se janë të lidhura me njëra tjetrën. Në fakt, mund të bëj më shumë për vendin tim se sa politika, dhe jam shumë e lumtur të ndihmoj në mënyrën time”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat