Loriana Kuka ia sjellë medaljen e katërt Kosovës

Xhudo

Loriana Kuka ia sjellë medaljen e katërt Kosovës

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 17:35
Loriana Kuka gjatë meçit

Ndryshon ngjyra e medaljes dhe emrit të sportistes, por jo edhe sportit.

Xhudistja, Loriana Kuka, nuk arriti të vazhdojë traditën e medaljeve të arit, të fituara nga xhudistët tanë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Garuesja kosovare e re u mposht në finale nga italiania, Giorgia Stangherlin, në kategorinë -78 kilogramë.

Me tri të arta dhe një të argjendtë, xhudo e mbyllë suksesshëm misionin në Tarragona të Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat