Nora e pafat, mbetet pa medalje

Xhudo

Nora e pafat, mbetet pa medalje

Nga: K. G. Më: 27 korrik 2018 Në ora: 14:30
Nora mundet nga japonezja

(E plotësuar) - Xhudistja Nora Gjakova ka qenë e pafat në luftën për medaljen e bronztë, e cila u mposht me ipoon nga japonezja Haruka Funakubo. Ballafaqimi mes Norës dhe Harukas përfundoi pa fitues në kohën e rregullt, por pas vazhdimeve japonezja ngadhënjeu. Nora bëri luftë të madhe, por ishte e pafat dhe mbetet pa medalje. Megjithatë ajo tregoi shpirt luftarakë, por jo edhe gjithmonë fati të përcjellë në gara të nivelit të lartë siç ishte kjo Grand Prix në Zagreb të Kroacisë, ku luftohej për pikë olimpike. Gjakova e kaloi pa luftë rundin e parë, kurse në rrethin e radhës e mposhti ukrainasen, Maria Skora, pastaj edhe sllovenen Kaja Kajzer, por në çerekfinale nuk i shkoi me brazilianen Rafaela Silva.

Një gabim i kushtoi dhe mundet nga Silva. Në repesazh në luftë për medalje të bronztë e mundi rusen Diana Dzhigaros dhe pastaj nuk i shkoi me japonezen Haruka Funakubo. Kështu që Nora mbetet pa medalje. Ndërkaq, Distria Krasniqi kësaj radhe ka zbritur në 48 kg, pasi në 52 kilogramë tashmë Kosova ka siguruar një vend përmes kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendi. Kjo garë nuk ka ecur aq mirë për Distria Krasniqin, e cila ka arritur ta fitojë vetëm luftën e parë ndaj xhudistes nga Kameruni, Philomene Bata. Në tundin e dytë ajo u mposht nga ukrainasja Daria Bilodid.

Xhudistja Nora Gjakovës (-57 kg) i kushtoi një gabim, duke pësuar humbje nga braziliania Rafaela Silva. 

Silva ngadhënjeu me ippon, ndërsa Nora me gjithë luftën e mirë, i kushtoi një gabim i vogël, në garën Grand Prix në Zagreb.

Nora në repezash do të luftojë për medaljen e bronztë, kurse Silva kualifikohet në  gjysmëfinale. Nora takohet me rusen Diana Dzhigaros.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat