Akil Gjakova i papërmbajtshëm në Zagreb, në luftë për medaljen e artë

Xhudo

Akil Gjakova i papërmbajtshëm në Zagreb, në luftë për medaljen e artë

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 16:10
Akil Gjakova

Akil Gjakova ia ka siguruar Kosovës një medalje në turneun e xhudos, Grand Prix, në kryeqytetin kroat Zagreb, duke arritur në finale për medalje të artë, të shtunën.

Akil Gjakova e ka mposhtur fituesin e medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike Rio 2016, Rustam Orujov, në gjysmëfinale të Grand Prixit të xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Pas këtij triumfi, xhudisti kosovar është kualifikuar në finale duke siguruar medalje në kategorinë -73 kg. 

Akili në finalen e madhe do të përballet me Fabio Basile të Italisë, fituesin e medaljes së artë në Rio 2016, kategoria -66 kg.

Finalja zhvillohet pas orës 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat