Driton Kuka apo njeriu që zbulon e formon yje botëror

Xhudo

Driton Kuka apo njeriu që zbulon e formon yje botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 29 korrik 2018 Në ora: 14:58
Driton Kuka apo njeriu që zbulon e formon yje botëror

Xhudoja pa dyshim se është sport nacional në vendin tonë. Është sport që ka fituar të gjitha medaljet e mundshme në arenën ndërkombëtare. Trajneri më i mirë shqiptar, Driton Kuka, edhe një herë dëshmoi, se kur nuk ia do Nora Gjakovës e Distria Krasniqit, ia do Akil Gjakovës. Kosova nuk mbetet pa medalje të nivelit të lartë. Akil Gjakova (-73 kg), sa vijnë e kalojnë muajt, gjithnjë rritë formën e tij dhe bëhet edhe më i pjekur për Lojërat Olimpike  - “Tokyo 2020”.

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është njeriu që ka krijuar këtë gjeneratë të hatashme. Ai pas luftës e këndej, ka punuar në kontinuitet me kushte e pa to, asnjëherë nuk u ndalë dhe sot kemi brumin e klasit botëror në Republikën e Kosovës. Ka ndërtuar një armatë në krye me kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi (-52 kg), me kampionët tjerë, si Distria Krasniqi (-48 kg),  Nora Gjakova (-57 kg), Akil Gjakova (-73 kg), pa e harruar edhe Loriana Kukajn, Fjolla Kelmendin dhe talenten e madhe që po vjen Erza Muminoviqi. Sportet tjera nuk e kanë këtë cilësi, për faktin se nëse futemi në një analizë të thellë, iu ka munguar puna në kontinuitet.

Ndryshe nga Driton Kuka që ka pasur kontinuitet sportet tjera pak ose fare kanë pasur një ritëm të tillë. Akil Gjakova u stolis me medalje të artë në garën prestigjioze ‘Grand Prix’ në Zagreb, duke fituar 700 pikë të reja olimpike. “Në finale mundi edhe kampionin olimpik Fabio Basile nga Italia. Akil Gjakova i artë! Në gjysmëfinale e mposhti nënkampionin olimpik Orujov! Gjithsej 5 fitore dhe 700 Pikë Olimpike!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat