Erza luftoi, por nuk ia doli në Evropian

Xhudo

Erza luftoi, por nuk ia doli në Evropian

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 18:09
Erza luftoi, por nuk ia doli

Talentja e madhe e xhudos në Kosovë, Erza Muminoviq, luftoi por nuk ia doli që të kualifikohet më tej në Kampionatin Evropian për juniore, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Erza u ballafaqua me një kundërshtare shumë të fortë dhe në start u eliminua. “Kosovën në Evropian e përfaqësojnë kampionia evropiane për kadete Erza Muminoviq (-44 kg), pastaj Flaka Loxha (-57 kg) dhe Shpat Zekaj (-100 kg). Erza Muminoviq pësoi humbje në raundin e parë nga Shafag Hamidova e Azerbajxhanit. Nesër garon Flaka Loxha. Së bashku me xhudistët është edhe ndihmëstrajneri për grupmosha të reja, Fatos Tabaku”, bëhet e ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat