Shpat Zeka nënkampion i Evropës në Xhudo

Xhudo

Shpat Zeka nënkampion i Evropës në Xhudo

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 19:47
Shpat Zeka

Shpat Zeka (-100Kg) sot në një konkurrence prej 24 garueseve, arriti deri ne finale dhe fitojë medaljen e argjendte ne Kampionatin Evropian për Junior qe po mbahet ne Sofje te Bullgarisë.

Për Zekën qe është medalist i bronzte evropian U18 vitin e kaluar, medalja e argjendte është një kalim i suksesshëm ne grupmoshën e juniorëve. 

Zeka deri ne finale mposhti tre garues, Alexandre TEODOSIO (Portugali), Jelle SNIPPE (Holandë) dhe Iwo BARANIEWSKI (Poloni).

Ne finale u mposht nga Onise SANEBLITZE (Gjeorgji).

Ne ketë Kampionate morën pjese edhe dy xhudistet, Erza Muminoviq (-44Kg) dhe Flaka Loxha (-57Kg).

Kampionia aktuale evropiane për kadetë Erza Muminoviq, nuk arriti ta kalojë raundin e parë duke u mposhtur nga Shafag HAMIDOVA (Azerbajxhan).

Flaka Loxha shënojë një fitore ndaj Josie STEELE (Britani e Madhe) kurse ne raundin e dyte u mposht nga Vera ZEMANOVA (Çeki).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat