Akil Gjakova fiton ndaj Mendes

Xhudo

Akil Gjakova fiton ndaj Mendes

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 10:26
Akil Gjakova

Kampionati botëror i xhudos po vazhdon të zhvillohet në Baku të Azerbejxhanit.

Në këtë kampionat botëror janë duke u paraqitur edhe xhudistët më të mirë kosovarë, të cilët po synojnë të fitojnë epitetin e më të mirëve në botë.

Pas fitores së Nora Gjakovës në raundin e dytë, tashmë edhe  Akil Gjakovës ka mbajtur gjallë ëndrrën e shtetit tonë në këtë kampionat botëror.

Akil Gjakova ka fituar ndaj qipriotit, Mendes, në kategorinë -73 kg, në raundin e dytë të këtij evenimenti.

Gjakova në raundin tjetër do të takohet me fituesin e takimit CANBOUCHARD – UNGVARI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat