Majlinda Kelmendi ‘përplaset’ me rusen

Xhudo

Majlinda Kelmendi ‘përplaset’ me rusen

Nga: Kemajl Goca Më: 26 tetor 2018 Në ora: 19:17
Majlinda Kelmendi ‘përplaset’ me rusen

Xhudistja Majlinda Kelmendi (-52 kg) pas 14 muajsh i rikthehet betejave. Kampionia olimpike, krenaria e kombit shqiptar, Majlinda, në rrethin e parë do të ‘përplaset’ me rusen Yulia Kazarina.

Majlinda është e përgatitur maksimalisht për garën prestigjioze “Grand Slam” që mbahet nga nesër e deri me 29 tetor në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Majlinda është favorite e madhe, kurse në kategorinë – 48 kg Distria Krasniqi ballafaqohet me Maryna Cherniak nga Ukraina. Nora Gjakova (-57 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg) kualifikohen direkt në rrethin e dytë. Majlinda, Distria e Nora garojnë nesër, kurse Akili të dielën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat