Distria Krasniqi ka kaluar në finale të Grand Slamit për kategorinë deri në 48 kilogramë, për të mbyllur rrugëtimin e Kosovës me tri medalje të garantuara dhe tani, së bashku me Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën, kanë mundësi të fitojnë medaljet e arta.
Krasniqi mposhti Paula Preton e Argjentinës që u ndëshkua tri herë me karton të verdhë.
Finalet e Kelmendit, Gjakovës dhe Krasniqit zhvillohen në orën 17:00.