Majlinda Kelmendi humb pas ndërprerjes - Bota Sot
Majlinda Kelmendi humb pas ndërprerjes

Xhudo

E enjte, 15 nëntor 2018

Majlinda Kelmendi humb pas ndërprerjes

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 17:05
Majlinda Kelmendi

Lufta midis Majlinda Kelmendit dhe Odette Giuffridas në finale të kategorisë -52kg në Grand Slam Turneun në Abu Dhabi u ndërpre për shkak të një incidenti, ku e pësoi Kelmendi.

Majlinda Kelmendi paraprakisht kishte jo më pak se gjashtë duele me italianin Giuffrida të cilës i ishte shndërruar në ëndërr tmerri.

Media raporton se italiania e kishte fituar duelin e tyre të parë më 2013 dhe që nga ajo kohë Majlinda, e ka mundur pesë herë radhazi, kurse kulmi i rivalitetit midis këtyre dy sportisteve ka qenë në Rio, në finalen e Lojërave Olimpike, ku Kelmendi fitoi medaljen e artë duke arritur suksesin më të madh në histori të sportit të Kosovës.

Në finalen e Abu Dhabit, Kelmendi kishte motiv shtesë sepse kjo për të ishte gara e saj e tparë e madhe, pas kthimit nga lëndimi.

Mirëpo, një incidenti i çuditshëm e karakterizoi këtë finale. Kelmendi, e cila u paraqit në finale me hundën e mbrojtur me fllasterë dhe bandazhe për shkak të një lëndimi të mëhershëm, pikërisht pësoi çarje në hundë dhe pësoi gjakderdhje.

Kjo shkaktoi ndërprerjen e luftës, meqë duhej të fshihej tatami dhe të dyja xhudistet duhej të ndërronin uniformat e tyre.

Pas lëndimit Kelmendi u kthye në tatami me fytyrën të bandazhuar pothuajse tërësisht dhe “maska” ia vështirësonte frymëmarrjen dhe ia pengonte pamjen.

Përkundër kësja Kelmendi nuk u dorëzua dhe vazhdoi të luftojë me italianen, mirëpo, gjyqtarët vendosen ta ndërprejnë finalen për shkak se ishte e pamundur të ndërpritej gjakderdhja, pa u trajtuar më mirë.

Kështu, Giuffrida fitoi me ndërprerje, mirëpo, si një sportiste e vërtetë nuk e festoi fitoren duke e ditur se nuk e mundi kundërshtaren, por kosovarja u detyrua të tërhiqet.

Finalja me Giuffridan ishte sfida kulmore në kthimin e saj në vëmendjen botërore dhe filimin e ngjitjes nëpr rang listë botërore dhe mbledhjen e pikëve të nevojshme për kualifikim në Lojërat Olimpike të Tokios.

Këto gjëra edhe Kelmendi, por edhe trajneri i saj Driton Kuka i dinë shumë mirë dhe kjo ka qenë arsyeja pse është tempuar forma pikërisht për të arritur sukses në këtë turne.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test