Kuka lajmërohet nga Abu Dabi, tregon pse Majlinda ndërpreu garën

Xhudo

Kuka lajmërohet nga Abu Dabi, tregon pse Majlinda ndërpreu garën

Nga: A.ZH Më: 27 tetor 2018 Në ora: 18:49
Driton Kuka me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin

Xhudistet tona sot kanë triumfuar në Grand Slamin e mbajtur në Abu Dabi.

Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë, duke mposhtur në finale rusen, derisa Majlinda Kelmendi e lënduar fitoi të argjendën, njësoj si Distria Krasniqi.

Për fitoren e tyre, ka folur edhe trajneri Driton Kuka, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Nora sot ishte e paparë, Majlinda u rikthye fuqishëm, ndërsa Distria ishtë në ditët e saj më të mira.

Kuka ka treguar se Majlinda u detyrua nga mjeku ta ndërpres luftën për shkak të gjakderdhjes së tepërt, vendim të cilin e ka mbështetur edhe vet tranjeri i saj.

Postimi i plotë i Kukës:

Grand Slam Abu Dabi

Tri medalje një e artë e dy të argjendta!

Nora sot ishte e paparë!

Majlinda u rikthye fuqishëm!

U lëndua në luftën çerekfinale dhe në finale gjakderdhja e tepërt detyroj mjekun ta ndërpres luftën vendim të cilin e përkraha edhe unë.

Lëndimi sështë serioz përveç gjakderdhjes që slejoj të vazhdohet finalja.

Distria sot ishte si në ditët e saja më të mira.

Hera e parë Kosova nga një Grand Slam që fiton tri medalje.

Akili neser garon dhe shpresojmë në performansë të mirë.

Nora 1000 Pikë kurse Majlinda e Distria nga 700 Pikë Olimpike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat