Gjakova senzacion në Abu Dhabi, i argjendte në Grand Slam

Xhudo

Gjakova senzacion në Abu Dhabi, i argjendte në Grand Slam

Nga: K. Goca Më: 28 tetor 2018 Në ora: 09:43
Akil Gjakova ka mposhtur rusin Musa Mogushkov

Xhudisti i kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova (-73 kg), ka treguar paraqitje fantastike në garën Grand Slam në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai në finale luftoi me mish e më shpirt, por nuk ia doli përballë Lasha Shavdatuashvili nga Gjeorgjia. Gjakova u stolis me medalje të argjendtë. Ai rrëzoi një nga një kundërshtarët, si Mirzojamil Ramazonov nga Taxhikistani, pastaj gjermanin Igor Wandtke, ndërsa në çerekfinale e mundi Khikmatillokh Turaev nga Uzbekistani dhe në gjysmëfinale rusin Musa Mugoshkov, por në finale nuk i shkoi ashtu si parashikoi, paksa ishte edhe pafat. Xhudoja i sjellë shtetit të Kosovës katër medalje nga turneu prestigjioz, 1 e artë Nora Gjakova (-57 kg) e tri të argjendta, Majlinda Kelmendi (-52 kg); Distria Krasniqi (-48 kg) dhe Akil Gjakova (-57 kg), është një sukses i madh për shtetin tonë.  

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat