Kuka: Akili doli nga lufta e fortë dhe burrërore

Xhudo

Kuka: Akili doli nga lufta e fortë dhe burrërore

Nga: K. Goca Më: 28 tetor 2018 Në ora: 15:04
Kuka: Akili doli nga lufta e fortë dhe burrërore

Akil Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në garën prestigjioze “Grand Slam” në Abu Dhabit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Xhudisti i kombëtares së Kosovës dëshmoi luftëra të forta, por në finale pësoi humbje nga gjeorgjiani Lasha Shavdatuashvili. “Akili doli nga lufta e fortë dhe burrërore. E argjendtë me shkëlqim të artë medalja e Akilit! Medalja e katërt e Kosovës. Akil Gjakova fitoi edhe 700 pikë Olimpike. Lufta finale ishte repriza e Grand Slamit në Paris, atje fitoi Akili e tash garuesi gjeorgjian përndryshe kampion olimpik! Ekipin e ëndrrave e kemi krijuar, do të kemi 4-5 Norma Olimpike në Tokio 2020!”, ka thënë Driton KUka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat