Kuka: Kryeqyteti i një shteti që ende se njeh Kosovën goxha mirë u njoftua - Bota Sot
Kuka: Kryeqyteti i një shteti që ende se njeh Kosovën goxha mirë u njoftua

Xhudo

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Kuka: Kryeqyteti i një shteti që ende se njeh Kosovën goxha mirë u njoftua

Nga: K. Goca Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 15:55
Driton Kuka në mes, anash tij Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova dhe ulur Distria Krasniqi

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, është i ngazëllyer me suksesin e madh të trimëreshave të tij në garën Grand Prix në  Tashkent të Uzbekistanit. Ai thur elozhe për xhudistet e tija, Majlinda Kelmendin, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën.

“Tri finaliste - dy të arta për Kosovën një e argjendtë! Distria e artë në 48 kg, 700 pikë, Majlinda e artë në 52 kg, 700 pikë, Nora e argjendtë në 57 kg, 490 pikë. Kryeqyteti i një shteti që ende se njeh Kosovën goxha mirë u njoftua me vlerat tona sot!”, ka thënë Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test