Kuka: Brenda Normës Olimpike i kemi 5 garues

Xhudo

Kuka: Brenda Normës Olimpike i kemi 5 garues

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 17:30
Xhudistet Loriana Kuka (-78 kg), Majlinda Kelmendi (-52 kg), Distria Krasniqi (-48 kg) u stolisen me medalje të artë, kurse Nora Gjakova (-57 kg)

Trimëreshat e Kosovës po rikthehen për Kosovë pas suksesit të madh në Grand Prix në xhudo, që u mbajt në Tashkent të Uzbekistanit. Xhudistet Distria Krasniqi (-48 kg), Majlinda Kelmendi (-52 kg) e Loriana Kuka (-78 kg) u stolisen me medalje të artë, kurse Nora Gjakova (-57 kg) me të argjendtën.

“Pas 6 muaj gara në gara në të cilat fitohen pikë Olimpike të niveleve të Kupave Botërore pas garave në javët e fundit tani më brenda Normës Olimpike i kemi 5 garues! Në xhudo pikët e fituara qershor 2018-qershor 2019 llogariten 50 për qind, kurse qershor 2019-qershor 2020 100 për qind! Shpresoj që të gjithë këta garues do jenë pjesë e Lojërave Olimpike! Vlera e një shteti në sport si parametër të rëndësishëm e ka pikërisht numrin e Normave Olimpike!”, ka thënë Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

Nora është në vend të tretë me 1131 pikë sikurse edhe Distria por ka 1051 pikë në ranglistën Olimpike, Akil Gjakova (-73 kg) është i katërti me 860 pikë, kurse Majlinda në pozitën e tetë me 700 dhe Loriana Kuka në vendin e 16-të me 416 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat