Kelmendi: Kosova si Kuba, sa më paska marrë malli (Drejtpërdrejt) - Bota Sot
Kelmendi: Kosova si Kuba, sa më paska marrë malli (Drejtpërdrejt)

Xhudo

Kelmendi: Kosova si Kuba, sa më paska marrë malli (Drejtpërdrejt)

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 20:24

(E plotësuar) - Me tri medalje të arta (Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Loriana Kuka) dhe të argjendtë (Nora Gjakova), Kosova është renditur e para në turneun Grand Prix që u zhvillua në Tashkent të Uzbekistanit.

Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer sonte në Prishtinë teksa në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ‘Adem Jashari’ është mbajtur një konferencë për media.

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi është shfaqur krenare. “Më paska marrë malli që të vijë në Kosovë me medalje të artë. Gara ka qenë shumë e fortë dhe jo e lehtë për mua pasi që nuk kam garuar për 1 vit e dy muaj. Gjithçka ka shkuar shumë mirë”, deklaroi xhudistja nga Peja.

“E rëndësishme është që si ekip kemi qenë të suksesshme. Tashmë po na krahasojnë me Kubën që ka qenë e suksesshme në xhudo”, shtoi Majlinda Kelmendi.

Drejtpërdrejt nga ardhja e xhudisteve të Kosovës në ANP “Adem Jashari”

Xhudistet e Kosovës të udhëhequra nga trajneri Driton Kuka në Grand Prixin e Tashkentit në Uzbekistan kanë rrëmbyer tri medalje të arta dhe një të argjendtë, duke e vendosur kështu Kosovën në vendin e parë në renditjen e shteteve për medalje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test