Franca e çon në qiell Driton Kukën: 10 medalje për dy javë, ai është gjeni i vërtetë

Xhudo

Franca e çon në qiell Driton Kukën: 10 medalje për dy javë, ai është gjeni i vërtetë

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 18:36
Driton Kuka

Për sukseset e xhudistëve dhe trajnerit të tyre, Driton Kuka, është shprehur shumë e lumtur edhe Ambasada Franceze në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë në rrjetin social Twitter, kjo Ambasadë ka thënë se trajneri Driton Kuka është një gjeni i vërtetë, dhe se e ka bërë Kosovën një ndër shkollat më të mira të xhudos në Evropë.

“Xhudistet dhe xhudistët kosovarë vazhdojnë të korrin suksese të mëdha: 10 medalje për dy javë! Trajneri Driton Kuka është një gjeni i vërtetë që e ka bërë Kosovën një nga shkollat më të mira të xhudos në Evropë “, thuhet në postimin në Twitter të Ambasadës Franceze në Kosovë.

Xhudistet dhe xhudistët nga Kosova vazhdojnë të korrin suksese të mëdha: 10 medalje për dy javë! Trajneri Driton Kuka është një gjeni i vërtetë që e ka bërë Kosovën një nga shkollat më të mira të xhudos në Evropë.

Katër prej tyre, tri të arta e një të argjendë, i morën në turneun Grand Prix, që u mbajtë në Uzbekistan.

Dy të tjera janë fituar në turneun në Hungari, dhe katër në Abu Dhabi.

Kosovën në Tashkent e përfaqësuan katër xhudiste dhe që të gjitha fituan medalje, tri të arta dhe një të argjendë.

Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka fituan medalje të arta, derisa Nora Gjakova të argjendë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat