Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, shprehet i lumtur për sukseset në garën Grand Prix. “Dy medalje një e argjendtë dhe një e bronztë një garues pa plasman! Deri në fund të vitit do të kemi edhe një garë Masters në Kinë ku do marrin pjesë Distria, Akili dhe Nora! Do i kursej Majlindën dhe Lorianën. Grand Prix në Hagë përfundoj me dy medalje dhe Loriana mbeti pa medalje. Loriana pas dy të artave dy javë me radhë realisht e ka pas kohën të pushoj, por ajo sivjet ka tejkaluar pritjet e mia që i kisha në fillim të vitit prej saj!
Sivjet në Kampionate Evropiane kemi fituar 6 medalje kurse në Kupa Botërore Grand Slam dhe Grand Prix ma shumë se kurdoherë më parë. Më duhet ti numëroj! Titujt Kampion Evropian sivjet i fituan:
Nora Gjakova 57 kg për të rritura
Akil Gjakova U23 deri 73 kg
Loriana Kuka 78 U23 deri 78 kg
Erza Muminoviq U 18 deri 44 kg
Nënkampion Evropian :
Distria Krasniqi 52 kg për të rritura
Shpat Zekaj U21 deri 100 kg
Medalje në Lojërat Mesdhetare 3 të arta dhe një e argjendtë
Medalja e bronztë në Lojërat Olimpike për të rinj e fituar nga Erza
Rikthimi i Kampiones Olimpike ishte triumfal, sivjet si asnjë vit më parë kemi funksionuar si ekip dhe si ekip asnjëherë s’ kemi pas medalje e suksese më shumë!
Momentalisht i kemi 5 Norma Olimpike!
Shkurt e shqip po më shpaguani krejt mundin e punën me ju!”, shkruan Kuka.