Anton Cena: Ishte lufta ajo që më bëri t'i lë gruan dhe fëmijët! Faleminderit president Thaçi!

Xhudo

Anton Cena: Ishte lufta ajo që më bëri t'i lë gruan dhe fëmijët! Faleminderit president Thaçi!

Nga: K. G. Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 16:35
Anton Cena: Ishte lufta ajo që më bëri t

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Anton Cena, aktualisht drejton klubin ‘Polici’ dhe Studenti, njehësh është xhudist veteran, nderohet me çmimin ‘Mjeshtër i merituar” nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Të vlerësohem nga niveli më i lartë, pikërisht atje ku nis fjala e parë e shtetit dhe përfundon e fundit, për mua është më shumë nder sesa nxitje për të ecur tutje!
Motivimi nuk më ka munguar kurrë që të bëj për Kosovën gjithçka që më lejon mundësia e pa kursyer asnjëherë asgjë.
Edhe kur kam qenë përpara rrugëve të pamundura, me ngulm e kam gjetur një shteg tjetër , vetëm që synimet e mia t'i bëj realitet në dobi të këtij vendi.
Ishte lufta ajo që më bëri t'i lë gruan dhe fëmijët e vegjël në Belgjikë, dhe të vij në Kosovë, të marr pushkën e të radhitem në krah të vëllezërve të mi shqiptarë. 
Krenar dhe i palëkundur, me padurim erdha në Kosovë , të kishte edhe një ushtar lirie më tepër , edhe një pushkë flijimi më shumë...

Atëherë Kosovës iu shterën të gjitha mundësitë e dialogut me armikun , andaj ishte doemos akti i fundit i largimit të okupatorit, mbrojtje në tokat tona dhe jo sulm asnjëherë , sepse ne nuk kishim ku të shkonim , mbronim vetëm pragun e shtëpisë sonë Kosovës, për të cilën u derdh gjak e lot me qindra vjet !

Dhe lufta përfundoi, unë ende nuk e ndjeja veten të plotësuar në kryerjen e misionit tim! Më dukej e dhimbshme të kthehem atje nga erdha dhe të mos kontribuoj tash edhe në liri . 
Vendosa të rrij këtu , të ofroj në shërbim të gjeneratave të reja , të gjitha njohuritë e mia profesionale, shkollore e fizike. 
Familja ime nuk hezitoi aspak dhe me të marrë unë këtë vendim, ata erdhën tek unë, të jetonim në Prishtinë. 
Pa u kursyer as ata, secili në mënyrën e vetë, po vazhdojmë edhe sot të jemi kontribuues dhe vullnetmirë të realizimit të akteve edukative në Kosovë, ndoshta të vogla për nga volumi por të mëdha për nga pesha !

Image

Para 18 vjetësh fillova punën në Akademinë Policore, aty ku po vazhdoj edhe tash të punoj që të përcjell aftësitë e mia tek policia jonë, gjithmonë me qëllimin e krijimit të kuadrove profesionale të nivelit ndërkombëtar ! 
Aktivitetet e mia nuk kanë munguar edhe në lëminë sportive, duke arritur të jem përfaqësues i Kosovës dhe Shqipërisë, me rezultate superiore: Përfaqësues i Shqipërisë, Tre herë Kampion Evrope dhe Nënkampion Bote si dhe për Kosovë ,të gjithë titujt për Polici dhe Civilë.

Edhe po të kthehesha sërish nga fillimi , me krenari do të përsërisja itinerarin tim të gjatë për një Kosovë të njohur ndërkombëtarisht, ngase sakrifica e pandalshme është cikërrimë krahas krenarisë që kam për veprat e mia, dedikuar vetëm Kosovës dhe asnjëherë unit tim !

Pafund faleminderit familjes sime që gjithmonë kanë bërë më të mirën për të më ndihmuar , 
Kolegëve, miqve e shokëve u jam mirënjohës për përkrahjen e parezervë në çdo kohë ! 
Udhëheqësve nga Policia një falënderim të veçantë për ndihmën dhe përkrahjen që më kanë dhënë në çdo hap timin ! 
Faleminderit me përulësi, Shkëlqesisë së tij, Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, që sot më ka nderuar me këtë dekoratë! 
Kjo është medalja e parë e ketij lloji që është dhuruar në Kosovë!

Unë do të jem i Kosovës derisa të vdes dhe çdo vepër e mia i shkon në bagazh shtetit”, shkruan Cena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat