I madhi Kuka, na kujton sukseset e Xhudos këtë vit

Xhudo

I madhi Kuka, na kujton sukseset e Xhudos këtë vit

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 09:38
Driton Kuka me ekipin e tij, duke përfshirë këtu Majlinda Kelmendin, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Erza Muminoviq

Trajeneri i madh Driton Kuka, ka kujtuar edhe një herë sukseset e arritura këtë vit, të ekipit të tij në xhudo.

Të gjithë e dimë se ketë vit, Driton Kuka së bashku me ekipin e tij, duke përfshirë këtu Majlinda Kelmendin, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Erza Muminoviq arriti njërin ndër sukseset më të madha në histori për Kosovën.

Mirëpo trajneri Kuka, ka bërë me dije edhe njëherë për këto suksese nëpërmjët një statusi një rrjetin social Facebook.

Ky është postimi i plotë i Driton Kukës.

Për kënaqësinë e juaj ...
Nga Kina e largët,duke vazhduar me lajme të shkelqyeshme për vendin e popullin tonë!
Kosova në Masters siguron dy finale!
Mrekulli ishte paraqitja e Disit e Nores sot.
Në finale me kend tjetër pos me Japoneze ?
Mastersi garë Elitare ku marrin pjesë The Best of the Best çdo kategori 16 më të mirët.
Akili e nisi bukur kundër Rusit Mogushkov por u ndal nga Kampioni aktual Botëror Koreani An Changrim dhe mandej në repasazh nga Shavdatuashvili.
Distria mposhti Koreanen Yang mandej Rusen Dolgova e në gjysëmfinale Slovenen Stangar krejt me Ippona në finale ndeshet me Japonezen Ami Kondo
Nora Gjakova sot ishte në formë perfekte mposhti Telma Monteiron,Japonezen Tamaoki e në gjysëmfinale Kanadezen Climkait,çfarë Nore e çmendur sot!
Në finale kundër Japonezes Yoshida Kampione Aktuale Botërore ...
Deri sivjet në Masters medalje kishte fituar vetëm Majlinda.
Pikë Olimpike me bollëk për të tretë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat