Distria Krasniqi e artë, pas vetëm 16 sekonda

Xhudo

Distria Krasniqi e artë, pas vetëm 16 sekonda

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 10:35
Distria Krasniqi

I kanë mjaftuar vetëm 16 sekonda që Distria Krasniqi ta hedh në tatami medalisten e bronztë të Lojërave Olimpike Rio 2016, Ami Kondo të Japonisë.

Xhudistja jonë fitoi medaljen e artë me Ippon në finale, në kategorinë -52 kg, të Mastersit Top-16, që po mbahet në Guangzhou të Kinës.

Në këtë garë po marrin pjesë 16 xhudistët më të mirë të renditjes botërore.

Distria me këtë triumf, fitoi 1800 pikë Olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat