Nora e fuqishme në Kinë, lartëson Kosovën - Bota Sot
Nora e fuqishme në Kinë, lartëson Kosovën

Xhudo

Nora e fuqishme në Kinë, lartëson Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 11:42
Nora Gjakova

Kampionia e Evropës, Nora Gjakova (-57 kg), bëri paraqitje fantastike në garën Guangzhou Masters që po mbahet në Kinë.  Ajo u tregua e fuqishme deri në finale, por nuk ia doli të fitoi edhe të artën, duke humb nga japonezja Tsukasa Yoshida. Nora stoliset me medalje të argjendtë, duke lartësuar shtetin e Kosovës në Kinë. Kjo është medalje e dytë, pas të artës së Distria Krasniqit (-57 kg).

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, në çdo luftë ka qenë e hatashme dhe nuk kurseu rivalet. Me një teknikë të përsosur shkatërroi një nga një rivalet. Luftën e parë e kaloi pa luftë, pastaj në rrethin e dytë e mundi portugezen Telma Monteiro dhe në çerekfinale ka qenë shumë më e mirë se Momo Tamaoki nga Japonia. Nora tregoi fuqinë e saj në gjysmëfinale, duke e mundur kanadezen Jessica Klimkait, por në finale nuk i shkoi ashtu siç pritej dhe u mund nga japonezja Tsukasa Yoshida.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...