Vjen bomba e radhës nga Kina, Kosova rekord... - Bota Sot
Vjen bomba e radhës nga Kina, Kosova rekord...

Xhudo

Vjen bomba e radhës nga Kina, Kosova rekord...

Nga: K. Goca Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 13:24
Vjen bomba e radhës nga Kina, Kosova rekord...

Sukses pas suksesit, e kush tjetër përveç xhudos, që është sport nacional në vendin tonë. Sporti i xhudos nuk ka lënë medalje pa pru në shtetin e Kosovës dhe tani po rrugëton me shumë garues drejt Lojërave Olimpike – ‘Tokyo 2020’. Puna e palodhshme, me një seriozitet e një profesionalizëm të lartë të Driton Kukajt, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, së bashku me vëllain Agronin, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, sot Kosova po shijon të gjitha medaljet e trofetë e mundshme që njeh bota sportive. “World Judo Masters Guangzhou Kinë! The Best of the Best - Top 16 më të mirët në Botë! Medalje e artë për Disin (Distria Krasniqi) 48 kg - 1800 pikë Olimpike!, medalje e argjendtë për Noren 57 kg - 1260 pikë Olimpike! Vendi 7 - Akil Gjakova 73 kg, 468 pikë Olimpike. Krenar me ju nxënëset e mi! Po e nderoni Kombin gjithandej ku s’na njohin ende”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...