Haradinaj: Kosova është shndërruar në fuqi botërore në xhudo

Xhudo

Haradinaj: Kosova është shndërruar në fuqi botërore në xhudo

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 14:14
Ramush Haradinaj, ka uruar xhudistet, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka uruar xhudistet, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, për pjesëmarrjen në finale të World Judo Masters në Kinë.

Ai thotë se ky ekip i fortë që ka përgatitur trajneri Driton Kuka, po e bënë krenar një komb të tërë.

“Lajmet triumfuese nuk kanë të ndalur për Kosovën, e cila është shndërruar në fuqi botërore në xhudo. E arta, Distria Krasniqi dhe e argjendta, Nora Gjakova, shkëlqyen edhe në finale të World Judo Masters në Kinë. Ekipi fenomenal që e ka ndërtuar Driton Kuka, po e bën krenar një komb të tërë! Ju lumtë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij të Facebook-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat