I kushton një postim

Zgjedhjet 2013

I kushton një postim

Më: 6 maj 2016 Në ora: 17:23

Klubi i Partizanit ka pezulluar pa afat mbrojtësin Ditmar Bicaj me motivin se ka cenuar rëndë imazhin e klubit. Vendimi vjen pas ndeshjes së derbit me Tiranën.

Lezhjani u la në stol nga trajneri Italian Andrea Agostineli dhe pas përfundimit të takimit, Bicaj postoi në profilin e tij në rrjtin social “Facebook” foto nga katër titujt e fituar me Skënderbeun dhe një në Iran.

“Klubi pezullon pa afat Ditmar Bicajn. Klubi njofton se ka vendosur të pezullojë pa afat Lojtarin Ditmar Bicaj për thyerje të rregullores së klubit. Vendimi vjen pas reagimit që mbrojtësi ka bërë pas një postimi në faqen e tij të Facebook.

Një veprim i cili cënon rëndë imazhin e klubit. Bicaj pezullohet pa afat deri në një vendim të dytë”,-thuhet në njoftimin e klubit të Partizanit./

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat