Coman ka fituar 3 kampionate të ndryshme

Zgjedhjet 2013

Coman ka fituar 3 kampionate të ndryshme

Më: 8 maj 2016 Në ora: 12:27

Në moshën 16-vjeçare ai debutoi për herë të parë me PSG-n, ndërkohë që sot Kingsley Coman ka vendosur një rekord unikal. Futbollisti francez ka fituar 3 kampionate të ndryshme që tani edhe pse është vetëm 19 vjeç.

E nisi me Paris SG në moshën 16 vjeç e 4 ditë, kur debutoi për parisienët dhe në fund të sezonit ai fitoi titullin në Ligue1.
Menjëherë kaloi te Juventus ku qëndroi vetëm një vit, por edhe në Itali fitoi titullin kampion, për të kaluar më pas te Bayern Munchen.

Edhe në Gjermani ai luajti rolin protagonistit, duke triumfuar dje në kampionat. Coman ka fituar edhe trofe të tjerë si Kupën e Francës, Kupën e Italisë dhe Superkupën.

Nga viti i kaluar është edhe pjesë e përfaqësueses A të Francës, më të cilën pritet të luajë në Euro 2016, dhe pas finales në evropianit ai do të festojë ditëlindjen e 20, dhe ndoshta me një tjetër trofe të çmuar. /

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat