Istogu e ka trenin e fundit!?

Zgjedhjet 2013

Istogu e ka trenin e fundit!?

Më: 10 maj 2016 Në ora: 18:47

Nesër (e mërkurë) zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja Prishtina - Istogu, zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00.
Kjo është ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, por mund të themi se është ndeshja vendimtare për Istogun, pasi që ky është shanci i fundit për Istogun për ti ikur largimit nga Superliga.

Prishtina renditet e 7-ta në tabelë me 40 pikë të tubuara, është 5 pikë larg nga zona e barazhit.
Në anën tjetër Istogu edhe pse me pak shpresa, por vazhdon të besojë deri në xhiron e fundit për ti ikur zonës së Ligës së Parë.
Nesër futbollistët e Istogut do të japin edhe atomin e fundit të tyre vetëm e vetëm që të nxjerrin rezultat pozitiv në Prishtinë.
Istogu renditet e 11-ta në tabelë me 31 pikë të tubuara, është 3 pikë larg zonës së barazhit, shkruan në faqen e klubit të Istogut. Duket se Istogu e ka trenin e fundit në Prishtinë, pasi që aktualisht janë në vendin e parafundit (i 11-ti) me 31 pikë, katër më pak se Drenica që mban pozitën e dhjetë.


Përballjet direkte:

Prishtina - Istogu 1:0 (Superligë 2015-2016)
Istogu - Prishtina 0:0 (Superligë 2015-2016)
Istogu - Prishtina 0:1 (Superligë 2014-2015)
Istogu - Prishtina 0:0 (Superligë 2014-2015)
Prishtina - Istogu 2:1 (Superligë 2014-2015)
Istogu - Prishtina 0:1 (kup - 2012)
Istogu - Prishtina 1:0 (Superligë 2008-2009)
Prishtina - Istogu 0:0 (Superligë 2008-2009)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat