Bylis shkon në sfidën direkte me Flamurtarin

Zgjedhjet 2013

Bylis shkon në sfidën direkte me Flamurtarin

Më: 11 maj 2016 Në ora: 12:46

Bylis shkon në sfidën direkte me Flamurtarin me një organikë jo të plotë, një situatë e njohur kjo për mallakastriotët. Fitorja në “Qemal Stafa” ndaj Partizanit la pasoja tek ballshiotët që kanë humbur dy qendërmbrojtës për sfidën ndaj vlonjatëve. Albi Alla dhe Borislav Simic nuk janë të gatshëm për këtë 90 minutësh që konsiderohet si një finale për Bylisin, pasi Alla mori kartonin e 3 të verdhë ndërsa serbi Simic u ndëshkua me të kuqe në fundin e takimit. Lajmi i mirë është se trajneri Adnan Silxhovic është rikthyer në skuadër duke drejtuar ekipin në seancat stërvitore, pas mungesës fundjavën e shkuar. Burime nga klubi ballshiot bëjnë të ditur se Silxhovic u largua me lejen e drejtuesve për probleme familjare dhe tashmë është rikthyer në drejtimin e skuadrës në këtë sprint final të sezonit.

Objektivi në sfidën ndaj Flamurtarit nuk është i thjeshtë pasi nevoitet një sukses me dy gola epërsi, në mënyrë që në duelet direkte Bylis të jetë superior. Për të arritur këtë mungesat në mbrojtje nuk kanë shumë rëndësi, teksa përgjigja më e mirë janë golat e realizuar nga sulmuesi Ardit Hoxhaj. Shifrat janë kokëforte dhe ato tregojnë se në shtëpi mallakastriotët këtë vit kalendarik nuk i kanë bërë mirë detyrat. Në 8 sfidat e luajtura në “Adush Muca” në 2016, Bylis regjistron 2 fitore me Tërbunin dhe Lacin, dy barazime me Skënderbeun dhe Tiranën si dhe 4 humbje me Partizanin, Vllazninë, Kukësin dhe Teutën. Për të arritur objektivat duhet përmbysur gjithcka, që nga ecuria në shtëpi por edhe nga duelet direkte me Flamurtarin, ndaj të cilëve Bylis nuk fiton në kampionat që nga 13 marsi i 2011, pikërisht në shtëpi me një gol të realizuar nga vlonjati Fjodor Xhafa.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat