Zanetti është optimist për Interin

Zgjedhjet 2013

Zanetti është optimist për Interin

Më: 11 maj 2016 Në ora: 16:25

Zëvëndëspresidenti i Interit, Javier Zanetti beson se rikthimi i zikaltërve në kompeticionet Europiane është një pikënisje e mirë për skuadrën. Gjithsesi ai e pranon se në fillim të sezonit stafi drejtues dhe lojtarët kishin të tjera objektiva, por duke qenë se është një skuadër dhe në fazë rindërtimi, pjesëmarrja në Europa League është një ogur i mirë për Interin. Me tej ai flet dhe investitorët Kinezë:

“Ata duan të ndërtojnë një ekip të fortë. Janë duke punuar me shumë seriozitet për këtë gjë. Inter është një skuadër që aspiron gjithmonë më të mirën. Këtë sezon arritëm të siguronim vendin e katërt. Sigurisht që mund të bënim dicka më shumë, por besoj se rikthimi në kompeticonet europiane është dicka e mirë.”

Zanetti foli dhe për ish-presidentin e zikaltërve, Massimo Morrati, për të cilin shprehet se ai do të jetë gjithmonë pjesë e klubit. Ish-kapiteni tha gjithashtu se është i kënaqur në postin e zëvëndëspresidentit pasi është shumë i lidhur me ketë klub. Argjentinasi premtoi se do të japë maksimumin për ta ndihmuar Interin të rikthehet në nivelet më të larta të futbollit europian.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat