Vokrri kthehet nga Meksika

Zgjedhjet 2013

Vokrri kthehet nga Meksika

Më: 16 maj 2016 Në ora: 11:17

Delegacioni i FFK-së Fadil Vokrri kryetar dhe Flamur Bunjaku anëtar i KE të FFK-së, u kthyen në Kosovë nga Meksika ku ishin pjesëmarrës në kongresin e FIFA-s. m për një gjë të tillë. Delegacionin e FFK-së në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, kishin dalë ta presin ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Shala me bashkëpunëtorë, anëtarët e KE të FFK-së dhe shumë kryetar të klubeve dhe dashamirë të futbollit të Kosovës. Duke falënderuar për këtë pritje kryetari Vokrri e njohu ministrin Shala për ecurinë e kongresit dhe pranimin e futbollit të Kosovës në FIFA. Ky ishte objektivi ynë i dytë, pas pranimit në UEFA dhe muaji maj shënon epokën e re për futbollin e Kosovës. Nga ana e tij ministri Kujtim Shala përgëzoi kreun e FFK-së z. Fadil Vokrri dhe KE e gjitha klubet për këtë sukses duke premtuar mbështetje edhe më të madhe për futbollin e Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat