Këpuca e Artë “pronë” e Hamdi Salihit

Zgjedhjet 2013

Këpuca e Artë “pronë” e Hamdi Salihit

Më: 16 maj 2016 Në ora: 12:44

Hamdi Salihi praktikisht ka fituar këpucën e artë edhe pse janë ende 90 minuta për tu luajtur. Diferenca e golave të shënuar nga sulmuesi i Skënderbeut me ndjekësin më të afërt që është Xhevahir Sukaj i Partizanit është 7 gola. Për më tepër Partizani do të ketë një duel të vështirë në javën e fundit, teksa do të presë Teutën e cila shpreson ende tek vendi i 3 që të con automatikisht në Europë. Rikthimi i sulmuesit të kombëtares në kampionatin shqiptar u shoqërua ashtu sic pritej, me bollëk golash dhe titullin individual që pret vetëm zyrtarizimin. Ajo që është zyrtarisht e konfirmuar mbetet mos realizimi i dëshirës së 32 vjecarit shkodran. Disa javë më parë Salihi shprehte dëshirën për të thyer rekordin e tij perosnal me 29 realizime brenda një sezoni, një shifër që dukej e arritshme 3 javë përpara fundit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat