Bonaventura: Triumfi në Kupë shpëton sezonin tonë

Zgjedhjet 2013

Bonaventura: Triumfi në Kupë shpëton sezonin tonë

Më: 17 maj 2016 Në ora: 17:50

Vetëm një sukses në finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit mund të shpëtonte sezonin e Milanit. E ka mëse të qartë dicka të tillë Giacomo Bonaventura, me mesfushorin e kuqezinjëve që ka bindjen se skuadra Brochit do ta gjejë mënyrën për të zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj bardhezinjëve të Allegrit në finalen e Romës.

“Trajneri Brocchi gjatë kësaj periudhe është treguar shumë i ashpër sepse kërkon të marrë më të mirën nga ne. Unë jam i sigurtë se kundër Juves ne do të zhvillojmë një ndeshje pozitive. Mendoj se kemi shanset tona për të fituar Kupën e Italisë. Mund të ndodhë që ta përgatisim më mirë këtë sfidë që të jemi më agresivë dhe që te kemi më shumë fat se ata për të ngritur në fund lart trofeun. Duhet të besojmë te suksesi ndaj bardhezinjëve”.

Bonaventura e njeh shumë mirë forcën e bardhezinjëve por gjithsesi shpreson deri në fund se Milani mund ta mposhtë Juventusin.

“Receta për të fituar është të jemi agresiv që në fillim, të dimë ta rikuperojmë sa më shpejt topin dhe të shfrytëzojmë në maksimum rastet që do të na paraqiten. Fitimi i Kupës së Italisë do ti jepte një kuptim të madh sezonit tonë. E ardhmja ime? Nuk është momenti i duhur për të menduar për dicka të tillë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat