Josa: Vetëm fitorja në shpall kampionë

Zgjedhjet 2013

Josa: Vetëm fitorja në shpall kampionë

Më: 18 maj 2016 Në ora: 11:31

Skënderbeun e ndajnë edhe 90 minuta nga triumfi për të 6-tin vit radhazi në futbollin shqiptar, që për trajnerin Mirel Josa do të ishte suksesi i katërt me ekipin korcar. 52-vjecari ndoshta nuk e kishte menduar se do t’i duheshin tri pikët në sfidën e fundit, por tani nuk ka më kthim prapa, sipas tij në Vlorë Skënderbeu duhet të bëjë gjithcka për të arritur fitoren.

“Kishim shanse për të mbyllur më parë cështjen e titullit, por ky është futbolli. U ndëshkuam në fund në ndeshjen direkte dhe tani do të na duhet patjetër fitorja me Flamurtarin. Skuadra është e qetë dhe besoj se do të dijë të kalojë edhe këtë situatë.”

Josa e pranon se do të ishte shumë më e vështirë nëse Flamurtarit do t’i duhej pika për mbijetsën, por sërish pret një përballje të luftuar në Vlorë.

“Sigurisht që do të ishte ndryshe nëse Flamurtari do të kishte nevojë për pikë për mbijetesë, por unë bëj llogaritë e skuadrës sime. Kemi ardhur në një pikë ku ka duhet patjetër fitorja për ta fituar titullin.”

Në Vlorë opinioni sportiv kërkon një lloj hakmarrjeje ndaj skuadrës që i hoqi titullin kampion Flamurtari disa vite më parë, por Josa nuk e sheh në këtë këndvështrim këtë ndeshje.

“Sa ka qenë unë trajner i Flamurtarit nuk kemi patur një rivalitet të tilë, prandaj nuk e shoh në këtë këndvështrim. Është një ndeshje futbolli ku të dyja skuadrat kërkojnë fitoren.”

Për trajnerin kryeqytetas mungesat e Salihit, Osmanit dhe Radas, nuk mund të jenë alibi, pasi organika e kampionëve është e tillë që mund t’i zëvendësojë më së miri këta elementë. Në fund Josa i anashkaloi komentet mbi të ardhmen e tij, ndërsa u shprej se nëse titullin e fiton Partizanit, sigurisht që do jetë i merituar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat