Fjalim emocionues i Kloppit

Zgjedhjet 2013

Fjalim emocionues i Kloppit

Më: 18 maj 2016 Në ora: 11:38

Jurgen Klopp është një ndër trajnerët më të mirë në botë. Para ndeshjes së sotme ndaj Sevillës, Klopp i ka motivuar futbollistët e Liverpoolit duke u thënë se kanë shansin e artë për t'u bërë legjenda. Një burim i "The Kop" ka cituar fjalët e Klopp në mëngjesin e ditës së finales.

"Përshëndetje djem. A jeni bërë gati që ta mbani kupën? Jashtë stadiumit kam parë mijëra tifozë që kanë bërë rrugë të largët për ju. Ata po presin që nga 90 minutat e lojës të gjejnë arsye për të festuar deri në mëngjes.

Kjo histori duhet të marrë fund sot, por fundi nuk duhet të jetë si në finalen ndaj Manchester Cityt. Duhet ta jepni 100-shin në fushë sot për të fituar këtë trofe sepse vitin tjetër nuk do të garojmë me Sevillën, por me Barcelonën dhe Realin. Nuk ka justifikim tjetër, sot duhet të shpallemi kampionë, jo për mua, por për hatër të publikut më të mirë në botë që asnjëherë nuk iu la vetëm.

Sot e keni shansin të iu tregoni nipërve tuaj se një ditë keni qenë legjenda të Liverpoolit sepse kjo ndjenjë është nga më të bukurat në futboll. Pas shtatë muajve kemi shtatë arsye për të besuar se titulli është i joni, sepse ju më keni sjell deri këtu dhe unë dua që t'i bëjë 7 mijë kilometra me ju për të festuar këtë sukses kudo që ju doni.

Mendojeni se si do të priteni në "Anfield", rrugëve të qytetit, në shtëpitë e juaja, në shoqëri. Atëherë na bëni krenar sepse ju jeni krenaria e vetme e futbollit anglez. I tërë ishulli po pret nga ju, ta bëni krenar Liverpoolin, Britaninë dhe futbollin anglez. Ju dua shumë, por më shumë nëse na bëni sot kampion" ju ka thënë Klopp sot lojtarëve të tij.

"The Kop" raporton se Klopp ka folur me zë të lartë dhe fjalimi i tij i ka emocionuar futbollistët aq sa Moreno dhe Can janë përlotur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat