Todt vjen në Kosovë, nga kush do të pritet?

Zgjedhjet 2013

Todt vjen në Kosovë, nga kush do të pritet?

Më: 19 maj 2016 Në ora: 12:47

Bëhet fjalë për njërin nga personalitetet më të shquara në sportin botëror në përgjithësi. Mirëpo, as ky fakt nuk ka qenë i mjaftueshëm që zyrtarët e instititucioneve tona të konfirmojnë pritjen për njeriun e parë të auto sportit

Më datën 26 të këtij muaji, Kosovën do ta vizitojë Presidenti i FIA-s, francezi Jean Todt. Pra, bëhet fjalë për njërin nga personalitetet më të shquara në sportin botëror në përgjithësi.

Mirëpo, as ky fakt nuk ka qenë i mjaftueshëm që zyrtarët e instititucioneve tona të konfirmojnë pritjen për njeriun e parë të auto sportit botëror. Kjo neglizhencë e tyre sigurisht që nuk i ka pëlqyer kryetarit të Federatës së Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepit. “Është për t’u habitur dhe njëkohësisht për çdo kritikë kjo qasje e zyrtarëve tanë. Todt është personalitet që gëzon respekt të madh në mbarë botën, prandaj për ne është nder ta kemi mysafir. Çuditërisht deri sot askush nga zyrtarët tanë nuk na kanë konfirmuar se do të organizojë pritje për të“, është shprehur Rexhepi.
Numri një i FASK-ut, thekson se Todt nuk po vjen rastësisht në Kosovë. “Vizita e tij është rezultat i një pune të madhe që është bërë në auto sportin tonë. Masovizimi, jehona dhe interesimi për këtë sport ka bërë që për automobilizmin tonë të dëgjohet edhe jashtë kufijve dhe si rezultat i kësaj pune i kemi edhe ftesat e vazhdueshme për pjesëmarrje në gara të ndryshme ndërkombëtare, siç është kjo në Itali, drejt së cilës po nisemi sot”, ka shtuar Rexhepi.
Tetë garues nga Kosova dhe disa zyrtarë të FASK-ut do të jenë në Itali në garën që zhvillohet në Compabasso në këtë fundjavë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat