Zanetti: Banega është një lojtar shumë i pjekur

Zgjedhjet 2013

Zanetti: Banega është një lojtar shumë i pjekur

Më: 20 maj 2016 Në ora: 14:20

Skuadra e Interit pretendon të jetë sa më i fortë për edicionin e ri në Serie A dhe vetëm kanë filluar të përforcohen me futbollistë. Javier Zanetti, nënkryetari i Interit, ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me mesfushorin e Sevillës, Ever Banega. “Ne kemi bërë shumë mirë që kemi nënshkruar me një lojtari si Banega, i cili është i lirë”, ka thënë Zanetti për “La Gazzetta dello Sport”. “Ai mund të luajë si një mesfushor sulmues, por mund të luajë në një rol më të tërhequr, ai është mjaft i shkathët. Ever është një lojtar shumë i pjekur dhe kjo është ajo që ka nevojë Inter”, ka thënë Zanetti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat