Mediat raportuan në mënyrë të balancuar në fushatën zgjedhore 2014

Zgjedhjet 2014

Mediat raportuan në mënyrë të balancuar në fushatën zgjedhore 2014

Më: 7 gusht 2014 Në ora: 14:28

Mediat në Kosovë janë përmirësuar dukshëm në raportimin e tyre në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke qenë më të balancuara se sa në zgjedhjet e fundit lokale që janë mbajtur në fund të vitit 2013. Kështu është vlerësuar në një raportin që ka publikuar Demokracia në Veprim, për Raportimin e mediave për Fushatën Zgjedhore për zgjedhjet e 8 qershorit.
Fidan Kalaja ka paraqitur të gjeturat e raportit, për të cilin tha se fokusi i këtij projekti ishte ofrimi i një pasqyre analitike, të bazuar në të dhëna empirike, mbi mbulimin e fushatës parazgjedhore nga ana e mediave në vend.
Ky raport përmbledh të dhënat e monitorimit të dymbëdhjetë mediave më të mëdha të nivelit nacional, katër televizioneve dhe tetë gazetave të përditshme.
Sipas raportit në të gjitha këto media si elektronike ashtu edhe të shkruara më së shumti paraqitje ka pasur Koalicioni PDK-PD-LB-PK-PSHDK, e përcjell nga LDK-ja, AAK-ja, AKR-ja, Vetëvendosje e kështu me radhë.
Ndërsa, panelistët që diskutuan rreth këtij raporti thanë se raporti reflekton çështje pozitive por edhe negative të asaj se si kanë raportuar mediat në fushatën e fundit të zgjedhjeve parlamentare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat