Kush do ta zëvendësojë Dardan Sejdiun në Kuvend?

Zgjedhjet 2014

Kush do ta zëvendësojë Dardan Sejdiun në Kuvend?

Më: 8 gusht 2014 Në ora: 17:18

Pas njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje për marrjen e vendimit që Dardan Sejdiu t'i kthehet qeverisjes komunale, në postin e nënkryetarit të komunës, vendin e tij do ta zë kandidati i parë në listën e pritjes.

Në këtë listë, i pari është zyrtari i kësaj lëvizjeje në Ferizaj, Faton Topalli, i cili në zgjedhjet e 8 qershorit ka marrë 6961 vota. Kështu ai do ta marrë mandatin prej deputeti në momentin që Sejdiu ta dorëzojë mandatin e tij.

Ky vendim erdhi disa javë pasi edhe Liburn Aliu i cili kishte fituar votat për të hyrë në Kuvend, dorëzoi mandatin e tij për të qëndruar në postin e drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Prishtinës. Kujtojmë se në vend të Liburn Aliut, në mandatin për deputet e ka marrë Fisnik Ismajli.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat