Përse Vetëvendosja nuk fitoi më shumë se 4 mijë vota në Llap

Zgjedhjet 2014

Përse Vetëvendosja nuk fitoi më shumë se 4 mijë vota në Llap

Nga: M.Lakna Më: 10 gusht 2014 Në ora: 11:19

Ndonëse janë bërë dy muaj që prej mbajtjes së zgjedhjeve të 8 qershorit,rezultati jo i kënaqshëm nga subjektet politike po vazhdon të shqetësoj militantët e tyre.

Gazmend Islami kishte ardhur nga Gjermania që ta mbështes Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit për shkak të parimeve që ky subjekt politik i ka.

“Nuk kisha planifikuar të shkoja në Kosovë isha i zënë me disa projekte me kompaninë tonë në Gjermani, por ja që lajmi erdhi zgjedhjet e jashtëzakonshme me 8 Qershor. I thash vetës po u dashka me ik për vendlindje dhe menjëherë në faqen time në FB shkrova, do të shkoj në Kosovë të bëhem vullnetar i atyre që janë për një shet ligjor. Kjo la të nënkuptohet se unë po shkoja për të ndihmuar LVV e posaçërisht ata në Llap. Ashtu siç e kisha dhënë premtimin edhe shkova në Kosovë. Me të mbërrimë atje me dy vëllezërit e mi morëm rrugën për në zyrat e LVV në Besianë, koordinatorin e emëruar Aut, e njihja moti ishte i një familje të mirë dhe kombëtare”,shkruan Islami në rrjetin social.

Ky koordinator e kishte habitur Islamin, jo për shkak se dikur ishte pjesë e PDK-së, mirëpo për shkak të sjelljeve dhe tipareve të injorantit që sipas tij i posedonte koordinatori në fjalë.

“ Emërimi i tij më befasoj për disa arsye e para ishte se në zgjedhjet lokale të nëntorit të vitit të kaluar ishte kundërshtar politik, sepse ky ishte pjesë e PDK-së dhe nuk mund ta kuptoja tjetërsimin e tij. Por kjo nuk më shqetësonte shumë, përderisa e njoha fytyrën e vërtet të tij gjatë qëndrimit time në Kosovë. Ishte i tharbët , kishte tipare të injorantit, dallkauk në pamje të parë, i shkolluar dhe rritur në frymë kaubojësh nga PDK të bënte përshtypjen se je duke takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe tu bisedua me ta”,vazhdon rrëfimin e tij Islami.

Sipas tij, organizim total i injorantëve pa asnjë disipline apo rregull, vetëm sa vyshkte shpresën e gjithë atyre që donin programin e LVV. Për këtë arsye Islami thotë që Lëvizja Vetëvendosje në komunën e Besianës nuk mori më shumë se 4 mijë vota.

“Më këta dembel të Stambollit, me këtë soj të marrë ,me këto rrrokada të marra pa marrë për bazë fjalën e atyre që jetojnë në at anë, por duke u bazuar në të besuarit e partisë kanë bërë këtë që të mos dalin më shumë se 4000 vota. Ky nuk do të jetë fundi sepse zgjedhjet do të ketë prapë dhe si duket shumë shpejt, atëherë do të kuptohen gabimet, por në politik koha nuk të pret, kush nuk zgjohet herët e dënon koha”,përfundon Islami.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat