Baraliu: Ja pse Vetëvendosja duhet të hyjë në koalicion me PDK-në

Zgjedhjet 2014

Baraliu: Ja pse Vetëvendosja duhet të hyjë në koalicion me PDK-në

Nga: Hava Orana Më: 10 gusht 2014 Në ora: 11:31

Analisti politik Bleron Baraliu, thotë se në një koalicion të mundshëm PDK-Vetëvendosje, nëse partia e kryeministrit në detyrë Hashim Thaçit do të pranonte kushtet e partisë së Albin Kurtit, e rëndësishme është nëse do të mund t’iu përmbahej atyre kushteve dhe cilat do të ishin masat që do të ndërmerrte Vetëvendosja.

“Nëse PDK i pranon kushtet e Vetëvendosjes, atëherë e kaluara është pak e rëndësishme. E vetmja gjë e rëndësishme në këtë rast do të ishte se a është komode VV se PDK do t’i përmbahet kushteve, dhe nëse jo, cilat janë masat e mundshme që VV mund të marr”, thekson ai.

Sipas Baraliut, duke pas parasysh plogështinë numërore të PDK-së në Kuvend, të shty të besosh se VV guxon t’i hyjë këtij rreziku - në fakt, ky është një rast i jashtëzakonshëm për të implementuar aspektet pozitive të platformës së VV-së, me kritikë prej tyre duke qenë krijimi i shtetit ligjor dhe implementimit të tij në praktikë, dhe qasja konzervative ndaj bisedimeve me Serbinë.

“ Është absurde që VV mos të konsideroj mundësinë e "marrjes" së frenave të qeverisë në bashkëpunim me PDK-në, sidomos në krahasim me tre alternativat tjera: 1. mbështetja apo hyrja në koalicion me 3 partitë tjera, ndaj të cilave VV do të kishte me pak lev, duke pas parasysh se bashkë me minoritete ato arrijnë mbi 60 vota dhe me siguri do të bëjnë lëshime drastike në rrafshin e bisedimeve me Serbinë; 2. shkuarja në zgjedhje të reja, ku VV me siguri do të pësonte një rënie të madhe për shkak të vallëzimeve inkonsistente në ditët pas zgjedhjeve; dhe 3. një qeveri tjetër, ose e PDK-së me kombinime, që më duket shumë më pak e pamundshme se që llogaritet nga oponentët e PDK-së, ose e koalicionit opozitar pa VV, në të cilin rast VV do të venitej duke u çjerr mbi dështime të reja të shtetformimit e shtetndërtimit, pa arritur ndonjë efekt mbresëlënës - në fund duke krijuar një rrezikshmëri të re të rënies së VV-së, ani pse ekzistojnë paqartësi të mëdha që mund të sforcojnë argumentin në drejtim të kundërt, pra të forcimit të VV-së pas dy vitesh, kur me siguri do të kemi zgjedhje të reja” thotë Baraliu.

Ai shton se Vetëvendosja do të tregohej tepër naive sikur mos të konsideroje mundësinë e marrjes së fuqisë së plotë ose të pjesshme të qeverisë, nëse kjo mund të arrihej në pajtim me kornizën e parimeve të saj. Megjithatë, ky naivitet nuk do të ishte hera e parë që do të demonstrohej nga VV, fal shkurtëpamësisë politike të bazuar në qëndrime të ngurta, shpesh herë të servuara gjoja se si parime të VV-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat