Beqiri: Kurrë në koalicion me PDK-në, i qëndrojmë besnik marrëveshjes

Zgjedhjet 2014

Beqiri: Kurrë në koalicion me PDK-në, i qëndrojmë besnik marrëveshjes

Më: 10 gusht 2014 Në ora: 17:44

Ndonëse të gjithë i dhanë ‘vijë të kuqe’ Partisë Demokratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm, ata ende kanë shpresat se mund të jetë bashkëqeverisës me ndonjërën nga partitë e tjera më të mëdha. Kësaj radhe kanë varur shpresat në LDK-në. Të paktën kështu ka deklaruar Rrustem Mustafa- Remi, anëtari i Kryesisë së PDK-së. Ai përmes një shkrimi në Facebook ka parashikuar se shumë shpejt do të ndërtohet koalicioni mes dy partive më të mëdha në Kosovë PDK-LDK.

“PDK po përgatitet për koalicion te madh që mundet me udhëheqë vendin drejt prioriteteve te rëndësishme, dhe proceseve europiane!! Këtë do e bëjmë duke u siguruar që edhe opozita të jetë funksionale dhe zhvilluese. Pres shpejt të kuptohemi në mes vete PDK-LDK”, ka shkruar Mustafa.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat