Mustafa: PDK po përgatitet për koalicionin e madh

Zgjedhjet 2014

Mustafa: PDK po përgatitet për koalicionin e madh

Më: 12 gusht 2014 Në ora: 11:28

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së , Rrustem Mustafa, i ka sugjeruar bllokut opozitar, të se të mos llogarisë në votat e Vetëvendosjes, ngase sipas tij, ky subjekt politik mendon ndryshe nga partitë tjera. Ai në një postim në Facebook, ka thënë se PDK po përgatitet për koalicion te madh, derisa pret shumë shpejt që të arrihet koalicioni qeverisës PDK-LDK.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të Mustafës:

Qeveria që po vjen do të duhej të mbajë për prioritet: sigurinë, edukimin dhe zhvillimin!
Spekulimet se "BLLOKU" ka numrat 63, plus minoritetet që garanton kushtetuta ne koalicion jan te deshiruara, por i shoh si krejt të pa mundura. Askush besoj nuk do duhej të llogarisë në votat VV ngase ata qart tani mendojnë ndryshe nga të gjitha partitë, edhe nga PDK.
VV po punonë që të udheheq me Qeverinë në të ardhmen jo te largët, ata tani kanë profilin dhe mendimet e qarta politike ndryshe nga të tjerët, kush do qe deshiron koalicion me ta duhet tu bindet mendimeve te programit majtiste...
PDK po përgaditet për koalicion te madh që mundet me udhëheqë vendin drejt prioriteteve te rëndesishme, dhe proceseve europiane!!
Këtë do e bëjm duke u siguruar që edhe opozita të jet funksionale dhe zhvilluese.
Pres shpejt të kuptohemi në mes vete PDK-LDK.
BASHK MUNDEMI !!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat